Gazeta presitigjoze britanike “The Economist” ka publikuar një artikull ku pretendon se raporton numrin e vërtetë të vdekje nga pandemia, duke përgënjeshtruar në këtë mënyrë shifrat e raportuara nga institucionet përgjegjëse të shteteve.

“The Economist”, përpunoi të dhëna nga 186 shtete të botës, përfshirë edhe vendin tonë dhe ka arritur në rezultatin se numri i viktimave nga Covid-19 nuk është 5.5 milionë, por rreth 19.1 milion. Kjo shifër është gati katër herë më e lartë nga ajo që kanë raportuar zyrtarisht shtetet.

Për sa i përket Shqipërisë, “The Economist” vlerëson se numri i real i personave që kanë ndërruar jetë nga pandemia varion nga 12 në 15 mijë, teksa shifrat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë raportojnë vetëm 3247 vdekje.

Vdekjet Covid
Vdekjet Covid

Hulumtimi i bërë në 186 shtete nga “The Economist”, bazohet në një sistem kompjuterik, i cili ka krahasuar vdekshmërinë në kushte normale të popullsisë së një vendi dhe numrit total të personave që kanë ndërruar jetë pavarësisht shkakut të tyre. Diferencën prestigjozja britanike e lidh drejtpërdrejtë me pandeminë, pasi në rajonin në fjalë apo në shtetin në fjalë nuk ka ndodhur ndonjë katastrofë humanitare që mund të ketë rritur në mënyrë drastike vdekjet nga mesatarja e tyre në kohë normale.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb