10 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Rozës (The International Day of Pink) për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të luftuar bullizmin, diskriminimin, homofobinë dhe transfobinë në të gjithë botën.

Dita Ndërkombëtare e Rozës është vendosur si një ditë kundër ngacmimit dhe diskriminimit në qytete dhe qyteza në të gjithë botën. Në këtë ditë, të gjithë janë të ftuar të festojnë diversitetin duke veshur një këmishë rozë dhe duke organizuar aktivitete në vendet e tyre të punës, shkollat dhe komunitetet ku ndodhen.

Kush e dashuron ngjyrën rozë, këtë duhet ta lexojë

Historia e Ditës Ndërkombëtare të Rozës

Dita Ndërkombëtare e Rozës filloi në Nova Scotia, Kanada, kur dy nxënës të shkollave të mesme panë një student homoseksual që ngacmohej, sepse kishte veshur një këmishë rozë. Dy nxënësit kanë ndërhyrë në moment, por kanë dashur të bëjnë edhe më shumë për të parandaluar bullizmin homofobik dhe transfobik në shkollën e tyre.

Dy të rinjtë vendosën të blinin këmisha rozë dhe t’i veshin ato. Madje, disa ditë më vonë ata gjithashtu ftuan të gjithë të tjerët në shkollën e tyre për t’u veshur me rozë, duke u solidarizuar kundër bullizmin. Rezultati ishte se një shkollë e tërë mbajti qëndrim dhe nisi të punonte për të parandaluar ngacmimet e çdo lloji, veçanërisht lidhur me homofobinë dhe transfobinë.

Fushata e Ditës Ndërkombëtare të Rozës vazhdon të rritet. Tani është një fushatë ndërkombëtare kundër ngacmimit që është i pranishëm në shkolla, vendet e punës dhe komunitet. Dita Ndërkombëtare e Rozës, ndërgjegjësimi dhe pranimi që burojnë prej saj po bëjnë një ndryshim të vërtetë në jetën e të rinjve. Kjo nuk është vetëm dita për të veshur rozën, por edhe dita për të frymëzuar pranimin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb