Megjithëse Sony nuk ka shfaqur filmin shumë të përfolur ‘The Interview’ në kinema, përveç disa shfaqjeve të limituara, ata kane vënë filmin online që të shikohet me pagesë.
Komedia e James Franco e Seth Rogen gjatë kësaj jave ka mundur të shikohet në Youtube, Google Play e Xbox dhe në të gjitha këto ka arritur të shkarkohet apo edhe të merret me qira 2 milionë herë, duke mbledhur 15 milionë dollarë, transmeton koha.net.
Kjo shumë i shtohet 3 milionë dollarëve të mbledhur nga shfaqjet e limituara ndërsa nga dje filmi është edhe në iTunes, kur pritet të grumbullojë ende më shumë të holla.
(d.d/BalkanWeb)