Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një mesazh të qytetarit dixhital, ku ky i fundit denoncon mungesën e ndihmës në Shijak për të prekurit nga tërmeti.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ qytetari shkruan se në Shijak janë vendosur vetëm 3 çadra dhe asgjë tjetër, ndërkohë që sipas tij ka shumë banesa që kanë dalë të pabanuara.

DENONCIMI TEK BERISHA
Thirrje per ndihma ne Shijak! Denoncohet braktisja e Shijakut
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Pershendetje.Ju shkruaj ne lidhje me demet e termetit ne qytetin e Shijakut. Cila eshte arsyeja qe eshte i lene kaq pas dore?Nderkohe te gjithe njerezit jane te pa strehe ,vijne vendosin shiritn e kuq mire e kane po ku do shkojme ne?ku do qendrojme kur ne Shijak vendosen vetem 3 çadra. Nuk sjellin asnje ndihme asgje. Ose me sakte ato dy ndihma qe sjellin per njerezit e njohur i sjellin dukenbere videot nje here. Kur te gjithe e harruan Shijakun, si e harruat ju valle? Deshperim per situaten ku ndodhemi. Asnje interesim nga askush. Te gjithe Durresi, Thumana. Me te drejte po ama edhe ne njejte nga Dr banesat te pa banueshme i kemi apo po pritet ti bien komshive me shtepi private ne koke te shpallet ne gjendje emergjence? Mire shteti po as opozita spo ben asgje. Shpresojme te bene dicka ne lidhje me Shijakun.Pune te mbare nese beni.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb