Humbja ndaj Paris Saint-Germain dhe eliminimi i nga Champions po sjell pasoja serioze për Barcelonën. Tifozët nuk janë të lumtur por si gjithmonë ka prek atyre që e teprojnë.

Joao Cancelo, i etiketuar si një  nga fajtorët e dështimit të katalanasve, ka marrë mesazhe të papërshtatshme në rrjetet sociale.

“Në Instagram ka njerëz që shkojnë aq larg sa të urojnë vdekjen e vajzës sime të palindur. Ata nuk do të më thonin këto në fytyrë, sepse do të kishim një problem, por në rrjetet sociale ata ndihen të lirë të shkruajnë çfarë të duan”, rrëfeu Cancelo.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: