Këngëtarja Tina Turner dhe reperi Jay-Z u zgjodhën në Rock & Roll Hall of Fame, panteoni amerikan i muzikës rock dhe folk në përgjithësi, së bashku me grupin gjerman Kraftwerk, njoftoi sot institucioni.

Rock and Roll Hall of Fame nuk u rezervua kurrë vetëm për rock dhe u hap, që nga promovimi i tij i parë në 1986, në zhanre të tjera muzikore, soul, blues, R&B, folk, country, pastaj rap.

Këngëtarja 81-vjeçare, Tina Turner tashmë kishte hyrë në panteon në 1991, si anëtare e dyshes Ike & Tina Turner.

Këtë herë ajo u emërua si një artiste solo në mes të viteve 1980 në një regjistër më pop, që i dha asaj sukses në të gjithë botën.

Për sa i përket Jay-Z, reperi dhe producenti i Brooklyn tashmë ka mbledhur 23 Grammy Aëards, çmime për industrinë e muzikës amerikane.

Ai është një nga artistët e paktë që ka kaluar disa epoka të repit dhe ende konsiderohet, në moshën 51-vjeçare, të jetë i rëndësishëm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb