Kryeqyteti është bllokuar sërish ditën e sotme pas reshjeve të shiut ku uji ka vërshuar në disa rrugë kryesore të Tiranës.

Si pasojë e motit të keq është shkaktuar dhe trafik i rënduar, ndërsa zona më problematike paraqitet zona e ‘Don Boskos’ dhe ‘Komuna e Parisit’.

Që prej ditës së djeshme disa qytete të Shqipërisë u përfshinë nga stuhia ‘Ciaran’, e cila shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe qarkullimi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: