Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Laçit, në orën 13:45, në stadiumin “AIR Albania”, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Kukësit, Diego Longo, i cili ka analizuar këtë takim për verilindorët:

Ndeshja ndaj Laçit – “Pres që të kemi të njëjtin qëndrim në ndeshjen ndaj Laçit, ashtu si edhe me Kastriotin. E panë të gjithë se çfarë ishim të aftë të bënim dhe të shënonim më shumë. Pres që edhe nesër të japim 100%.”

Golat e realizuar – “Kemi shënuar shumë. Krijojmë shumë raste dhe nuk jemi pragmatistë sa duhet, që duhet ta korrigjojmë. Duhet të bëjmë më mirë. Na akuzojnë se pësojmë por nuk është e vërtetë sepse kemi sulmin dhe mbrojtjen më të mirë deri tani në kampionat.”

Ndeshja e parë në Laç – “Jam munduar ta harroj një ndeshje më parë me Laçin. Tani që ma kujtuat më vratë. Laçi në fazën e parë na barazoi për shkak të gabimeve tona. Ne e dimë forcën që ka Laçi, vijnë nga një tjetër formë dhe do bëjmë më të mirën që të dalim me pikë të plota.”

Gjendja e skuadrës – “Gjendja është e mirë, nuk kam vetëm 10 lojtarë. Shembull është Fluturim Domi që vjen nga të rinjtë. Përmend edhe Sulën që zëvendësoi De Lukasin në ndeshjen e kaluar dhe forca e këtij Kukësi është grupi. Nga ndeshja e kaluar me Laçin jemi rritur shumë. Ka vend për përmirësim por nga sfida në sfidë po bëjmë më mirë. Gjithmonë duhet të përmirësohemi.

Titulli kampion – “Më vjen mirë që presidenti flet për këtë gjë, duket që kemi të njëjtën ëndërr dhe ambicie. Mua më kanë pyetur shpesh, marrim një shembull, tre futbollistë të Tiranës kanë një buxhet sa gjithë ekipi ynë. Si mund të jetë e drejtë kjo në garë, kjo është e vërteta. Ne do luftojmë. Marrim edhe Dinamon që tha se do jetë për titull, le ta fitojë. Pyesni Laçin, Partizanin për këtë gjë”, përfundoi Diego Longo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb