ITALI – Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të hapë sezonin e tij të ri artistik në Itali me baletin “Coppelia” dhe “La Stravaganza”, në teatrin “Luciano Pavarotti” të Modenas.

Drejtori i Përgjithshëm i TKOB-it, Ilir Kerni, ka theksuar se ka qënë shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me artistë si Preljocaj apo Cardoso, vitin që kaloi, jo vetëm për të sjellë shfaqje të bukura për publikun shqiptar por edhe për të siguruar një pasaportë për t’i eksportuar këto shfaqje jashtë vendit, ashtu siç edhe po ndodh me këto dy pjesë koreografike që çojnë trupën tonë të baletit në Modena.

Repertori i krijuar gjatë vitit 2014 me balete klasike dhe moderne, që përfshin tituj si “Ballo e diplomës”, “Coppelia”, “La Stravaganza”, “Impact”, “Table”, “Risveglio Dell’Umanita” do të jenë pjesë e projekteve të tjera gjatë vitit 2015 në turnetë jashtë vendit.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb