Vlora dhe Himara këtë vit të ri shkollor do të ketë më pak nxënës që ulen në bankat e klasës së parë dhe në atë të dhjetë.

Sipas të dhënave nga zyra vendore e Arsimit Parauniversitar të bashkisë Vlorë-Himarë, vetëm dy ditë para fillimit të këtij viti të ri shkollor, janë regjistruar gjithsej nga klasa e parë e deri në të 12-tën,12 mijë e 300 nxënës. Drejtorja e ZVA, bashkia Vlorë Himarë Irena Toshkallari detajon situatën.

Në klasën e parë rezultojnë të regjistruar 1007 nxënës nga 1068 që frekuentuan vitin e kaluar, pra 61 më pak. Në klasat e dhjeta janë regjistruar 1057 nxënës, 103 më pak se një vit më parë. Por pavarësisht kësaj, sipas kreut arsimor nuk do të ketë shkurtim të stafit mësimor dhe as ulje të ngarkesës mësimore. Sa i takon infrastrukturës së shkollave, probleme paraqet shkolla e fshatit Kërkovë, ndërsa 2 shkolla 9-vjeçare Lef Sallata dhe Avni Rustemi do t’i nënshtrohen rikonstruksionit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: