Yjet e Hollywood, Tom Hanks, dhe Rita Wilson janë tashmë zyrtarisht qytetarë të Greqisë. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Greqisë.

Çifti pozoi një foto me pasaportat e tyre të reja së bashku me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis dhe gruan e tij. ‘Hanks dhe Wilson tashmë janë qytetarë krenarë grekë’- shkroi Mitsotakis në foton e postuar në Instagram.

Mediat greke thanë se takimi u zhvillua në Paros, një ishull në Detin Egje.

P2 1 341x450
P2 1 341×450

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb