Pasi mundën koronavirusin, Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij Rita Wilson kanë vendosur të ndihmojnë të tjerët. Divi ka zbuluar në një intervistë radiofonike që ka dhuruar plazmën e tij, që përmban antitrupa për të luftuar virusin.’Mua më pëlqen ta quajë ‘vHanksccino’.

Shpresoj vërtetë që të ndihmojë për të kuruar njerëzit’, ka deklaruar Hanks.
Në fillim të marsit Hanks dhe bashkëshortja rezultuar pozitiv me koronavirus teksa ishin në Australi për të xhiruar biopicun për Elvis Presley, në të cilin interpretonte menaxherit e yllit Tom Parker. Teksa ktheheshin në shtëpi në Los Angeles në fund të marsit dhe pasi mbaroi karantina, Hanks ka dhuruar spontanisht plazmën e tij që përdoret si kurim, pasi përmban antitrupa për sëmundjen.

‘Sapo u shëruam filluam të aktivizohemi dhe menduam çfarë mund të bëjmë?’ Kështu zbuluam që kemi antitrupat e sëmundjes dhe vendosëm të dhurojmë plazmën. Mua më pëlqen ta quaj ‘vHanksccino’. Shpresoj vërtetë që kjo të ndihmojë të kurohen ato që janë të sëmurë’, thotë Hanks.

Gjatë diskutimit për radion amerikane NPR, Hanks ka folur edhe për qëndrimin në spital:’Jemi mirë kemi pasur vetëm simtoma gripi, ndërsa bashkëshortja ime Rita ka qenë pak më keq se unë, sepse ka pasur temperaturë shumë të lartë. Gjithmonë kemi qenë në karantinë në mënyrë që të mos infektonim të tjerët’, thotë aktori i famshëm në mbyllje të intervistës.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb