Tommy Lee akuzohet se ka sulmuar seksualisht një grua në kabinën e një helikopteri 20 vjet më parë.

Akuzuesja, e identifikuar vetëm si Jane Doe, në një padi të ngritur në Los Anxhelos të premten dhe të siguruar nga Page Six, pretendon se gjithçka ndodhi gjatë një fluturimi 40 minuta nga San Diego County në Van Nuys, Kaliforni, në shkurt 2003.”Më preku me dhunë, më puthi dhe u përpoq ta detyronte t’i bënte seks oral.”

Gruaja pretendon se ishte ftuar në helikopter nga piloti David Marge, me të cilin kishte krijuar një marrëdhënie miqësore që kur ai ishte klient në bankën ku ajo punonte. “Brenda pak minutash, Marge mori alkoolin që kishte në helikopter dhe filloi të përziente pije,” pretendon gruaja.

Doe pretendon se si piloti ashtu edhe Lee pinin alkool, marihuanë dhe kokainë gjatë fluturimit, por tha se ajo nuk e kishte konsumuar pijen që i ofruan.

Në një moment, Marge dyshohet se e ftoi atë në kabinë, ku Tommy Lee dyshohet se filloi ta sulmonte seksualisht, duke u bërë më i dhunshëm kur ajo u përpoq të largohej, sipas denoncimit.

“Lee uli pantallonat e tij dhe tentoi ta shtynte kokën drejt organit të tij gjenital. Në këtë moment, paditësja po qante, por ajo nuk kishte ku të shkonte.

Akuzuesja kërkon dëmshpërblime, duke përfshirë shpenzimet mjekësore, të ardhurat e humbura dhe aftësinë për të fituar, pasi incidenti i ka shkaktuar asaj “tronditje të madhe, ankth, poshtërim, turp dhe faj”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb