Në Ukrainë rikthehet dhe njëherë të luhet futboll, me kampionatin vendas që startoi me sfidën Shakhtar-Metalist. Kjo sfidë u hap me himnin ukrainas, teksa lojtarët dhe arbitrat mbanin veshur flamujt e shtetit të tyre dhe gjithashtu një minutë heshtje për të gjithë viktimat e luftës.

Ky takim u mbyll me rezultatin 0-0, por rikthimi i futbollit në këtë shtet pas 254 ditësh dhe pa zhurmën e sirenave të luftës ishte ajo që mori vëmendjen më të madhe në mediat botërore.

Taulant Seferi, Enur Totre dhe Ardit Toli, tre ish-futbollistët e Tiranës, debutuan sot me fanellën e Vorskla Poltava në kampionatin ukrainas të futbollit. Të tre lojtarët kanë qenë pjesë e ndeshjes së javës së parë të kampionatit që skuadra e tyre luajti në transfertë ndaj Zoria Luhansk dhe e cila përfundoi me shifrat 3-1 për ekipin vendas.

Totre dhe Toli, të cilët kanë kohë që stërviten me skuadrën ukrainase, ishin titullarë në këtë sfidë, me mesfushorin nga Maqedonia e Veriut i cili u zëvendësua në minutën e 68 të ndeshjes. Pikërisht në atë minutë hyri në fushë Seferi, i cili e nisi ndeshjen nga stoli pasi kishte udhëtuar vetëm një ditë më parë drejt Ukrainës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb