Nga: ENEIDA CAKERRI

2 filxhanë çaji me hurma pa bërthamë
1/2 filxhan me arrorë (arra, lajthi, bajame, pekan, kasjus)
1/2 filxhan me gjalpë kikirikash ose një arror tjetër
2 lugë kakao
Pakëz kripë

Hurmat i kalojmë në mikser dhe i bluajmë. Arrat i thërrmojmë me thikë. Nuk duhet të bëhen pluhur por të jenë në copëza që të ndihet prania e tyre në përtypje. I kalojmë në një tas bashkë me përbërësit e tjerë dhe formojmë një brumë që e ndajmë në toptha. Sipas dëshirës mund t’i kaloni dhe në arrë kokosi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb