Ilari Blazi e ka harruar përfundimisht ish-bashkëshortin Françesko Toti dhe tashmë ka gjetur një partner tjetër.

Ajo u kap mat në aeroportin e Cyrihut teksa puthej dhe përqafohej me një burrë.

Ai quhet Bastian dhe është një sipërmarrës gjerman i cili jeton në Frankfurt.

Media e përjavshme “Chi” ka zbuluar pamjet dhe gjithashtu ka treguar se çifti më i ri kaloi një fundjavë romantike në një hotel ekskluziv me spa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: