TIRANE – Gjykata e Apelit ka lënë në burg Lutfi Shabanin, i njohur ndryshe si Ben Çami. Ai është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, së bashku me Eldi Zahirin dhe Janaq Kacelin, pasi dyshohet të jetë përfshirë në trafik ndërkombëtar droge.

Lutfi Shabani iu drejtua Gjykatës së Apelit për të kërkuar ndryshim të masës së sigurisë, “arrest me burg” që u vendos nga Gjykata e Krimeve të Rënda.

Ngarkesa e drogës, që dyshohet se kishte si destinacion Turqinë, u bllokua në një kamion në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës. Prokuroria dyshon se Ben Cami, një personazh i njohur më herët në botën e narkotrafikut, është pjese e një grupi të njohur që trafikon drogë.

Ben Çami është dënuar vite më parë si një ndër organizatorët kryesorë të trafikut të heroinës nga Turqia në Shqipëri e mandej vendet e BE.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: