BRESCIA – Një punëtor shqiptar ka ndërruar jetë, teksa po punonte së bashku me kolegët e tij, në një çati në Brescia.

Andi Rexhepi ishte vetëm 43 vjeç, me origjinë shqiptare, kishte rreth dhjetë muaj që punonte në Mo.Ca.M në Piancogno dhe ishte baba i një vajze 16-vjeçare.

Tragjedia ka ndodhur mëngjesin e sotëm (e martë 12 mars) brenda fabrikës Ghirardi Marmi në Carpenedolo. Rexhepi po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit të verës së kaluar dhe po vendoste disa panele termike kur, për shkaqe që do të hetohen, ra nga një lartësi rreth 7 metra.

Ishin kolegët e tij që ngritën alarmin pak para orës 8 të mëngjesit. Ambulanca lëvizi me shpejtësi, por fatkeqësisht nuk mund të bëhej asgjë më shumë për punëtorin. Dinamika dhe përgjegjësitë e mundshme do të sqarohen nga hetimet e karabinierëve dhe teknikëve të Garda Asst.

Dy incidente të tjera të ngjashme në qytet

Në Carpenedolo, dy incidente të tjera të ngjashme kanë ndodhur në pesë vitet e fundit. 13 gushtin e kaluar, 32-vjeçari Lamsalahi Abdelhak vdiq në spital pas 9 ditësh agonie: edhe ai kishte rënë nga çatia e një kompanie (La Nolli) ndërsa përpiqej të riparonte dëmet e shkaktuara nga stuhia e dhunshme e breshërit. Në të njëjtën kompani, vetëm katër vite më parë (28 gusht 2019) një aksident i ngjashëm i kushtoi jetën pronarit të atëhershëm, Dario Nolli, i cili u rrëzua përtokë kur po kontrollonte dëmet e shkaktuara nga moti i keq në çati.

Andi Rexhepi është viktima e pestë në zonën e Brescias që nga fillimi i vitit 2024, e gjashta duke marrë parasysh vdekjet në itiner (d.m.th. ata që lëvizin ose kthehen nga puna). Shifrës tashmë dramatike i duhet shtuar edhe 4 punëtorët me origjinë afrikane, por banorë të provincës së Brescias, që humbën jetën nga shembja e kantierit Esselunga në Firence.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb