Të gjithë ata qytetarë që do të hyjnë në Tiranë nga pjesa juglindore tashmë do të mund të shohin një instilacion të ri që i është shtuar kryeqytetit.

Bëhet fjalë për një kopsht të stilit japonez, të krijuar në sheshrrotullimin e Saukut, ku nuk mungojnë elementët dekorativë tipikë për këto kopshte si gjelbërimi, shkëmbinjtë, dhe gurët e bardhë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, teksa publikon edhe disa foto në terren, ku punonjësit e Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit pranë Bashkisë po punojnë për ta realizuar këtë projekt në detaje.
“Kopshti japonez, në hyrje të qytetit, është një xhevahir tjetër që i shtohet Tiranës! #SkaKohëPërPushimshkruan kryebashkiaku Veliaj.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb