POLONI – 25 vjet pas operacionit të parë të transplantit të zemrës në Poloni, pacienti Tadeusz Zytkiewicz është ende gjallë, ndërsa mjeku i famshëm polak, Dr. Zbigniew Religa nuk jeton më.

Fotografia e bërë në vitin 1987, ku kirurgu Religa vazhdon të ndjekë nga afër gjendjen e pacientit në një monitor, pas operacionit që gjati 23 orë, ndërsa asistenti i tij fle i lodhur në dysheme, kishte bërë xhiron e botës. Ajo ishte shpallur edhe fotografia e vitit në National Geographic. Pas operacionit, mjekët i thanë pacientit se i kishin “dhënë një jetë e re”.

Sot pas 25 vitesh Tadeusz Zytkiewicz thotë: “Ai më shpëtoi jetën kur mjekët tjerë thanë se asgjë nuk mund të bëhej. Isha 61 vjeç dhe mjekët mendonin se isha shumë i vjetër”.

Mjeku Zbigniew Religa u nda nga jeta në mars të vitit 2009, kur ishte 71 vjeç, pas një beteje dyvjeçare me kancerin në mushkëri.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: