Finalja e madhe e Conference League do të startojë pas pak minutash në stadiumin “Air Albania”, teksa të dy ekipet kanë publikuar formacionet zyrtare dhe kanë nisur nxehmjen para ndeshjes. Por, ndeshja duket se po “luhet” paralelisht edhe në Romë e Roterdam, teksa të dy qytetet janë në festë.

Stadiumi “Olimpico” i kryeqytetit italian është “sold out”, me mbi 50 mijë tifozë verdhekuqë që do të ndjekin ekipin e zemrës me shpresën se djemtë e Murinjos do t’i dhurojnë një trofe evropian.

Gjashtë ekrane gjigante janë instaluara në stadium për t’i dhënë shansin tifozëve të Romës që nuk erdhën dot në Tiranë për të shijuar performancën e skuadrës së tyre.

 

E njëjta panoramë edhe në Hollandë, ku qytetit i Roterdamit është pushtuar nga fansat në një atmosferë elektrizuese.

Në pamjet nga “Olimpico” dhe “Stadion Feijenoord”, mijëra tifozë shihen teksa mbajnë në duar shaje dhe flamuj, por ndezin edhe bomba tymuese për të entuziazmuar turmën.

15
15

Fansat e të dy ekipeve në qytetet respektive janë kujdesur deri në detaje për ta përjetuar finalen me entuziazëm dhe pasion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb