Ky duhet të ishte një prag sezoni ndryshe për Tiranën, statusi i kampionit në fuqi, aventura pozitive në Europë dhe të ardhurat e mjaftueshme duhet të “vishnin” bardheblutë me një stof më të fortë e bindës. Ndryshe nga se pritej, ndryshimet e shumta në hierarkinë e klubit dhe një merkato jo bindëse ngre një mjegull rreth ekipin kryeqytetas, është e vështirë të thuash se janë sërish ata ekipi për tu mundur. Pauza e gjatë nuk mjaftoi për të rikthyer titullarët në formën e tyre më të mirë, përkundrazi, fillimi i sezonit i gjen pa tre elementë shumë thelbësor. Elton Kale iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull duke e shtyrë akoma më shumë në kohë rikthimin e tij, mungesa e Kale është jetike për skemat e Egbo. Më shumë se braziliani shqetësuese është mungesa e Jurgen Çelhagës, titullarë i padiskutuar në sezonin e fundit. Mungesa e tij, si pasoje një problemi në pupalgji, bëhet edhe më shqetësuese pasi alternativat për ta zëvendësuar janë të pakta, Egbo duhet të përshtat një lojtarë për të plotësuar boshllëkun e krijuar. Mungesa tjetër është ajo Kristian Toshevski, nga të paktët afrime të verës që arriti të përshtatej në kohë me kryeqytetasit.

Jo vetëm lojtarët, rifillimi i sezonit kapi të papërgatitur Tiranën, në pamundësi për të luajtur në “Air Albania” apo në stadiumin e tyre “Selman Stërmasi”, bardheblutë do të presin Shkumbinin, rivalin e tyre të parë në Kupën e Shqipërisë, në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”. Më shumë se sa sfida në Kupë, turne që në këto kushte, me një kalendar shumë të ngjeshur, nuk është prioritet, në shtëpinë e Tiranës po mendojnë për sfidën e parë në Kampionat, atë kundër Kukësit, të mërkurën më katër nëntor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: