Trëndafili i egër është shkurre e egër deri në tre metra e degëzuar dhe me gjemba të fortë, me lule në ngjyrë të bardhë me pesë petla e me erë të mirë, që bën kokrra të kuqe me shumë fara brenda, të quajtura ndryshe kaçe. Lulet e thara të trëndafilit të egër dhe farat e tij përdoren së bashku për prodhimin e ilaçeve, shkruan “Shëndeti”.

Ndërsa lulet e freskëta përmbajnë shumë vitaminë C, prandaj mund të përdoren në parandalimin dhe trajtimin e ftohjes dhe gripit, si dhe mungesës së vitaminës C.

Ndërsa kur thahen apo përpunohen humbasin shumë nga kjo përmbajtje e vitaminës C. Trëndafili i egër përdoret gjithashtu për shumë probleme me stomakun, si spazmat, mungesa e acidit në stomak, për parandalimin dhe trajtimin e ulcerës, si një tonik për sëmundjet intestinale etj.

Kjo bimë përdoret gjithashtu për diarrenë, kapsllëkun, gurët në tëmth, traktin urinar, sëmundjet e veshkave, edemën (mbajtjen e lëngjeve në trup), përdhesin, dhimbjet e shpinës dhe këmbëve (dhimbjet e nervit shiatik), diabeti, kolesteroli i lartë, rënien në peshë, forcon sistemin imunitar, rrit furnizimin me gjak tek gjymtyrët etj.

Tek ushqimet dhe në industrinë përpunuese, trëndafili i egër përdoret si çaj, gliko, lëngje dhe si burim natyral i vitaminës C.

Përdorimet efikase për Osteoartritin:
Në përgjithësi, studimet sugjerojnë se trëndafili i egër është i mirë për njerëzit që vuajë nga osteoartriti. Shumë studime kanë treguar se përdorimi i një produkti të kësaj bime (Hyben Vital) dy herë në ditë për 3-4 muaj lehtëson dhimbjet dhe forcon kockat tek njerëzit që vuajnë nga osteoartriti.

Të dhëna jo të mjaftueshme për:

Dhimbjet gjatë ciklit menstrual: Disa të dhëna sugjerojnë se aplikimi i një formule aromaterapie që përmban livando, sherbelë dhe trëndafil të egër ndihmon për të lehtësuar dhimbjet gjatë ciklit menstrual tek gratë.

Obeziteti:
Disa studime kanë treguar se përdorimi i pluhurit të trëndafilit të egër të përzier me lëng molle nuk ndikon në shtimin në peshë ose rritjen e niveleve të sheqerit në gjak tek njerëzit që janë obezë. Megjithatë, trëndafili egër mund të ulë nivelet e koelsterolit dhe tensionin e gjakut tek njerëzit që janë mbipeshë.

Artriti reumatoid:
Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i ekstraktit të trëndafilit të egër ndihmon në përmirësimin e disa simptomave të artritit reumatoid.
– Parandalimin dhe trajtimin e ftohjes
– Infeksionet
– Forcon sistemin imunitar
– Lehtëson dhimbjet në stomak
– Diarrenë
– Probleme të tjera të shëndetësore
Megjithatë, duhet të bëhen më shumë kërkime shkencore për të përcaktuar efikasitetin e trëndafilit të egër në kurimin e këtyre sëmundjeve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb