Gjykata e Lezhës ka lënë në burg Angri Stafuken, i arrestuar me urdhër të prokurorisë, pasi dyshohet të jetë bashkëpunëtor i vendosjes së një sasie eksplozivi në një objekt në ndërtim në zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin, ngjarje e ndodhur me 19 nëntor të vitit 2020.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, 21-vjeçari mësohet se i ka mohuar akuzat e ngritura, por pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë, duke e cilësuar të ligjshëm ndalimin e të riut dhe vendosi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, “Prishja e qetësisë publike”, “Mbajtja pa leje e municioneve luftarake” dhe “Kanosja”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb