SHBA

Ish-Presidenti i SHBA, Donald Trump po i hetohet organizata nga Prokuroria e New York në cilësi kriminale.

Sipas Prokurorisë, nuk ka më një hetim civil për Organizatën Trump, por tashmë po hetohet për disa kapacitete kriminale brenda saj.

Hetimi saktësisht po bazohet tek marrëveshjet financiare që ka pasur Trump para se të merrte detyrën e Presidentit të SHBA në 2016.

Nuk dihet se për çfarë vepra penale bëhet fjalë, apo nëse vetë Trump është i implikuar direkt apo indirekt në to.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb