SHBA
Donald Trump ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë firmosur marrëveshjen me Meksikën, e cila ndërpret në një kohë të pakufizuar taksat, të parashikuara për të hënën, në këmbim të masave të forta për të ndaluar fluksin e emigrantëve përmes Meksikës. Meksika ka pranuar të vendosë menjëherë rojet kombëtare për të përballuar fluksin e emigrantëve në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
“Jam i lumtur të informoj se Shtetet e Bashkuara kanë firmosur një marrëveshje me Meksikën. Tarifa që duhej aplikuar nga SHBA të hënën do të bllokohen në një kohë të pakufizuar”-ka shkruar presidenti.
“Meksika, në këmbim ka rënë dakord që të marrë masa të forta për të ndaluar fluksin e emigracionit përmes Meksikës dhe kufirit.”shtoi ai.
(Balkan Web)