Pasi kanë kaluar tashmë 170 ditë që nga nisja e luftës, trupat ruse kanë nisur të nxjerrin civilët nga shtëpitë e tyre.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i bashkisë së Melitopol-it, Ivan Fedorov.

“Pasi partizanët dhe forcat e armatosura të Ukrainës kanë luftuar në mënyrë aktive edhe këtë javë, ushtria ruse po i nxjerr familjet e tyre nga qyteti”, deklaroi ai, raporton BBC.

“Politika” e re ushtarëve të Putinit vjen në një kohë kur autoritetet në Kherson thanë të dielën se disa komandantë rusë ishin larguar nga qyteti.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: