Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka sqaruar publikisht arsyet se pse nuk do të jetë pjesë e protestës së 6 dhjetorit, që është thirrur nga Partia Demokratike.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Mediu pohoi se do të jetë i pranishëm në një aktivitet në SHBA që do të mbahet nga data 5 deri në 10 dhjetor.

Duke u ndalur te protesta e PD-së që do të mbahet më 6 dhjetor, në të njëjtën datë kur është dhe samiti i BE me Ballkanit Perëndimor në Tiranë, Mediu theksoi se; “Është detyrim i Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës që të sqarojë me partnerët tanë qëllimin e protestës për të shmangur çdo lloj keqkuptimi të panevojshëm dhe të dëmshëm.”.

REAGIMI I MEDIUT
Më lejoni të sqaroj disa momente për qëndrimet apo pjesëmarrjen time në protestën e 6 dhjetorit:
?Titujt e qëllimshëm manipulativ, se po tradhtoj njërin apo tjetrin se nuk do jem në protestën e 6 dhjetorit, për mua janë të neveritshëm, sepse qëndrimet i kam marr dhe i marr në kuadër të PR, në interes të opozitës, Partisë Demokratike si aleat dhe Shqipërisë.
?Prej më shumë se 2 muaj, shumë kohë para se të diskutohej për Protestë, kam konfirmuar pjesëmarrjen time në disa aktivitete në SHBA, në Washington DC, në detyrimet e mija si deputet i Kuvendit dhe Kryetar i Partisë Republikane, nga data 5-10 dhjetor:
?1. Asambleja Parlamentare e NATO-s mblidhet nëntor 5-7 Nëntor, mendoj që ka një rëndësi të jashtëzakonshme për interesin tonë kombëtar dhe rolin tonë si vend anëtar i NATO-s.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

?2-Nga data 6-9 Dhjetor në Washington do zhvillohet takimi i IDU (Unionit Demokratik Ndërkombëtar).
Para disa muajsh në Berlin, Partia Republikane pati privilegjin të bëhet anëtare me të drejta të plota e IDU dhe ky është një aktivitet jo vetëm i interesit të PR, por dhe PD e cila është po ashtu anëtare e IDU. Këtë e kam diskutuar dhe me kolegët e PD prej kohësh.
?3-Po në dt 6-8 zhvillohet forumi inteligjencës dhe sigurisë ku unë kam qenë pjesë e ekipit organizator në disa aktivitete dhe jam ftuar nga Senatori Tom Tillis.

?Çështja e dytë që dua të sqaroj.
Protestat janë domosdoshmëri, por jo qëllim në vetvete dhe opozita duhet të shmang gabimet që ka bërë në 9 vite, sidomos duke injoruar faktorin Institucional Ndërkombëtar, apo mbivlerësuar qëndrime personale. Kemi eksperiencë të mjaftueshme si dhe histori të mjaftueshme në qeveri dhe opozitë për të bërë analizë se çfarë na vlen dhe çfarë jo.
Partia Demokratike duhet të bëj çdo gjë dhe jo të pres për të rindërtuar marrëdhëniet më të mira si me Partitë Popullore Europiane dhe me Republikanët Amerikanë apo Konservatorët Britanikë, ata kanë qenë mbështetësit tanë mëmtë fuwishëm politik dhe po ashtu të interesit kombëtar, për anëtarësim në NATO, nënshkrimin e MSA dhe padyshim janë dhe duhet të jenë aleatët tanë në luftën kundër qeverisjes së korruptuar dhe inkriminuar dhe garantimin e zgjedhjeve të Lira dhe të ndershme.

?Cështja e tretë: Është detyrim i Partisë Demokratike dhe gjithë opozitës që të sqarojë me partnerët tanë qëllimin e protestës për të shmangur çdo lloj keqkuptimi të panevojshëm dhe të dëmshëm.
Padyshim nëse do ishim ulur dhe të diskutonim si opozitë ky do ishte qëndrimi im pa asnjë ndryshim

?Së fundi: për kujtesë: Kur i kërkova z Basha dhe kolegëve të opozitës që mos të dorëzoheshin mandatet apo të mos bojkotoheshin zgjedhjet lokale, kishte nga ata syresh që i thurnin fjalë trimërie Lulëzim Bashës si lider i fortë dhe sot e shajnë se mori vendim pa i pyet që ishin gati të më shpallnin tradhtar dhe bezdiseshin se u kundershtoje udhëheqësin e opozitës.
Dhe meqenëse kisha qëndrim kundër ishin gati të më shpallnin tradhtar të opozitës, apo të bezdisshëm ata që e cuan opozitën në këtë derxhe dhe sot dalin thonë që ishte vetëm
Basha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb