Çështja “Babale” ka përplasur avokatin e Geron Xhafajt, Ardian Visha, me gazetarët Klodiana Lala Skënder Minxhozi, në emisionin “Real Story”, në News24.

Avokati Visha ka këmbëngulur në pafajësinë e Xhafajt, duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me përgjimin.

Gjithashtu, ai është shprehur se është kundërt sulmeve politike, duke përdorur familjarët.

Pjesë nga debati:
Minxhozi: Në momentin që u prodhua konflikti, Xhafaj ishte ministër i Brendshëm. PD harxhoi një energji të madhe për të provuar që policia u implikua në prishjen e provave, që do sqaronte lidhjen e Geron Xhafajt me përgjimin. Ju si e konsideroni sjelljen e policisë në atë kohë?
Visha: Alizoti nuk ishte person i penduar, dhe për këtë policia e kishte të vështirë. Nuk e di sa e vërtetë është dhënia e lekëve dhe sa janë dhënë.
Ka një mal të tërë provash mbi pafajësinë e Geron Xhafajt. Jam kundër sulmeve, përmes familjarëve. Kam qenë kundër edhe në rastin e vëllait të Salianjit.
Lala: Ka shumë përgjigje të zyrtarëve të policisë, që janë shumë të paqartë në marrëdhënien e tyre me Fred Alizotin. A do t’i kishit marrë ju nën hetim, kur isht prokuror?

Visha: Përgjimi i të vëllait është falso, u shit si i tillë për të sulmuar politikisht ish-ministrin.
Lala: Geron Xhafaj u mor, u largua …
Visha: Dale një sekondë, nuk iku për t’u fshehur, iku në burg. Ministri i Brendshëm dha dorëheqjen. Unë nuk e ndërtoj të vërtetën mbi Alizotin.
Ardian Visha: Tulla i ka rënë Salianjit në kokë, sepse Alizoti i ka thënë se më ke premtuar paratë. Babalja ka një dinamikë fjale tërësisht të lehtë për t’u rrëzuar. Tani ujkun nuk e kemi, gjurmët a i shikoni?
Klodiana Lala: Kemi ujkun. S’kam pse kërkoj gjë tjetër.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb