TIRANE

“Dua të pushoj në Shqipëri”, në emisionin “Dritare me Rudinën” në News 24  rikthen në vëmendjen e publikut situatën e turizmit në vendin tonë. I ftuar në emision ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndal te “Prestige Resort” në Golem, ku veçoi një nga vizitat e tij me një shkencëtar. Ministri Klosi tha se shkencëtari, emrin e të cilit nuk e zbuloi i kërkoi pronarit të  trefishojë çmimet.

“Të krijojmë sa më shumë tryeza pune kudo në Shqipëri. Të gjejmë problematika që kanë hotelieret dhe kishim një material i plotë prefekti i Durrësit me të gjithë problematikat që ka çdo institucion shtetëror dhe gjithë problematikat që paraqesin çdo operator turistik. Meqënese jemi te kjo pika e Gjirit të Durrësit, plazhit të Durrësit të shkëmbit të Kavajës dhe kryetari që s’ka bërë asgjë Qeveria. Nëse ka një qytet që ka ndryshuar komplet nga investimet publike është Kavaja. Janë bërë të dy hyrjet e Kavajës. Është bërë sheshi për funksione të tjera, të dyja hyrjet e Kavajës. Është bërë gjithë investimi që për të dalë Kavaja në det. S’ka rëndësi kjo.

Te turizmi  duhet të kemi një gjë të qartë. Nuk është i askujt është i gjithë miletit pra ka një shtrirje në Qeveri. Janë shtuar 300 milionë të ardhura që është një nga eksporte. Është nga ato mundësi ekonomike që mund të krijojë frymë tjetër në shoqëri.  Meqë folëm për Prestigjin. Unë te Prestigji kam qenë më një nga shkencëtarët e kësaj bote dhe i tha pronarit, që nuk mund ta kesh çmimin kaq. Duhet ta kesh më shtrenjtë. ‘Nuk e kuptoj si mundët me kët potencial që keni ju jeni në këto nivele çmimesh. Nuk fitoni gjë. Është shumë lirë’.”-tha ai.

(Balkan Web)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: