Më studion e emisionit “Open” në News24, u diskutua për turizmin në Shqipëri gjatë 8 mujorit të këtij viti.

Sipas ekspertit të ekonomisë, Bardhi Sejdarasi, numri i turistëve në Shqipëri është në trend rritës. Po kështu u shpreh edhe ish-zv.ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi. Ajo u shpreh se rritja e numrit të turistëve u vu re që prej vitit 2019, teksa argumentoi një faktor ndikues ishte prezantimi masiv i paketave turistike në Shqipëri.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Sejdarasi: Ka një standard që vlerëson se kush quhet turist, që është organizata botërore e turizmit. Ka një trend rritës ndër vite. Në vitin 2022 Shqipëria kishte 2.7 vizitorë për banorë, gati sa Greqia. Ishim në tregues vlerësues, pra kemi një trend rritës. Ky tregues na detyron të themi se ka një lëvizshmëri për turizmin. Po të flasim për shpenzime, ka ndryshime.

Çuçi: Marrin numrin e emigrantëve, shqiptarët në një pasaportë në vitin 2017 ka qenë më pak se në vitin 2023. Rritja e numrit të vizitorëve është e dukshme dhe nisi në vitin 2019. U investua në turizëm masiv, agjenci që sjellin turistë nga jashtë. Këto më parë nuk ekziston, pra të kishin një numë të madh të të rezervuarit të dhomave. Kemi një rritje masive të numrit masiv të turistë dhe e shohim përditë edhe në Tiranë. Në vitin 2020 numri i turistëve ra për shkak të pandemisë. U bë një prezantim masiv i paketave turistike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb