TURQI- Agjencia Turke “AnadoluAjans” (AA) ka bërë ndarjen e çmimeve për fotografinë më të mirë të vitit 2014.

Vendin e parë si fotografia më e mirë e këtij viti e fitoi reporteri i Getty Images Reportage Daniel Berehulak me fotografinë e titulluar “Virusi Ebola në Libi”, transmeton Takvim.

Vendin e parë për fotografinë informative të vitit e ka fituar reporteri JeromeSessini nga Magnum Photos me fotografinë e konfliktit në Ukrainë.

Reporteri i AFP-së Bulent Kiliq ka fituar vendin e dytë me fotografinë nga shpërthimet në Kobani.

Vendin e parë për fotografinë më të mirë në fushën e sportit e ka fituar reporteri i Getty Images Matthias Hangst me fotografinë e titulluar “Messi”.

Me këtë rast janë shpërndarë edhe çmimet tjera të fotografisë, mes të cilave vlen të përmendet edhe “sesioni më i mirë fotografik” i cili ka të bëjë më luftën në Gaza 2014”.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: