TURQI-Forcat turke të sigurisë kanë vrarë 8 militantë nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, gjatë një operacioni ushtarak të mbështetur edhe nga ora policore e vendosur në juglindje të vendit.

Turqia prej muajsh ka nisur një fushatë kundër PPK-së duke e cilësuar atë si të paligjshme ndërsa gjatë aksionit të fundit të realizuar në Cizre dhe Silopi, ushtria ka përdorur edhe helikopterë dhe tanke.

“Tetë militantë janë vrarë pasi që të njëjtit kanë hapur zjarr ndaj ushtarëve gjatë operacionit që është realizuar të martën në Cizre”, ka njoftuar ushtria turke.

Rreth 10 mijë ushtarakë të Turqisë kanë qenë pjesë e operacionit.

Mediat pro-kurde pretendojnë se një 11 vjeçar është në mesin e viktimave në Cizre, por këto të dhëna nuk janë konfirmuar.

Forcat turke kanë njodtuar se e kanë zbuluar një shpellë në rajonin lindor Igdir, e cila po përdorej nga militamtët e PPK-së dhe e cila ishte e mbushur me gjësende ushqimore.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: