TIRANE – Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 foli në lidhje me çështjen e momentit “TVSH tek biznesi i vogël”

Pas protestës të shtyrë nga opozita për një orë mbyllje të qepenave të tregjeve kryesore në vend ditën e djeshme, Vjero sqaroi se TVSH është e nevojshme për formalizimin e ekonomisë, shkruan BalkanWeb

“Kanë hyrë 9900 tatimpagues në këtë sistem të ri, që po hyjnë për herë të parë nga ata që kanë një xhiro prej 8 milionë. Janë tatimpagues që janë të vetëpunësuar,” tha Vjero.

Drejtoresha e Tatimeve tha se administrata tatimore gjykon që nuk do ketë rritje të kostove për këta tatimpagues.

“Këta tatimpagues do të ketë një deklaratë të thjeshtëzuar 3-mujore. Së pasi duhet që kasat me të cilën shesin produktet duhet të jenë të rregulluara me shkallën 20% të TVSH-së. Xhiro me kasë është një veprim ditor ose mujor për mbylljen e veprimeve me kasë. Këtë xhiro duhet ta deklarojnë në fletore,” u shpreh ajo.

A është i informuar biznesi me këto hapa?

Administrata tatimore që me miratimin e ligjit vitin e kaluar ka filluar një fushatë informimi. Ne kemi shkëmbyer shumë mesazhe e informacione , kemi hapur dhe kënde këshilluese.

Sa do fitoni nga kjo ?

Shifra që administrata pret nuk është më shumë se 1 miliard nga ky tatim. Nuk është thënë asnjëherë që përfshirja e biznesit të vogël bëhet për të rritur të ardhurat, por bëhet për të formalizuar

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: