Aktori i njohur Danny Masterson, është dënuar me 30 vite burg. Ky i fundit u shpall fajtor për dy akuza për përdhunim, e sipas raportimeve të mediave të huaja, po hetohet edhe për një akuzë të tretë.

Akuzat u bënë nga tre gra, ish-anëtare të Kishës së Scientologjisë, ku pjesë ishte edhe Masterson.

Ndërkohë, nëse shpallet fajtor edhe për akuzën e tretë, Masterson rrezikon dënim me 45 vite burg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: