Albi dhe Alesia kanë ndërprerë rrugëtimin e tyre përfundimisht. Shkak për këtë stepje është bërë e shkuara e tij sipas konkurrentes.
Alesia dhe Albi i kanë dhënë fund përfundimisht raportit të tyre.

Debatet nuk kanë munguar në studio duke e bërë një ndarje të pakëndshme. Në një intervistë për Çenkuela Hasën në News24, Albi zbulon të vërtetën.

“Nuk kam qenë i dashuruar në atë program, kam patur një pëlqim shumë të fortë për Alesian. Por jam i zhgënjyer nga mënyra se si rrodhën gjërat, më shumë se si një akuzë për të shkuarën time të errët ishte më shumë një justifikim për ta krisura më shumë marrëdhënien tonë dhe për ta çuar në ndarje. E shkuara ime është shumë e pastër dhe jo e errët, njerëzit janë të lirë të bëjnë aludime. Ishte një justifikim shumë i shëmtuar, njerëzit zgjedhin mënyra të ndryshme për të ndërprerë gjërat”- u përgjigj Albi referuar raportit me Alesian.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: