Në emisionin “Open” në News24 po diskutohet në lidhje me dështimin e bisedimeve për daljen me një kandidat të përbashkët në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Analisti Artur Zheji u shpreh se grupi i Berishës duhet të pranonte gjithçka për të arritur fitoren dhe për të mundur kandidatët e mazhorancës, referuar 6 pikave të propozuara nga grupi i Enkelejd Alibeajt.

Ndërkohë, Flamur Noka, Sekretar i Përgjithshëm i PD u shpreh se me votën nuk ka kompromis dhe se pikat e propozuara janë sjellë si urdhër për tu zbatuar e jo për tu diskutuar.

Debati:

Noka: Tek votat nuk ka bisedim. Sot kur ke një parti përballë që emëron gjithçka e ka zhduku votën e lirë vota merr një rol hyjnor, peshë hyjnore. Ne nuk përjashtojmë, kemi luksin të mos pranojmë kushte. Më gjeni lekët edhe e bëjmë sondazhin.

Hila : Edhe flamuri e di që nuk është punë lekësh.

Noka: Një deputet kushtëzon vendimin, kërkonin që një deputet që nuk ishte dakord të bllokonte vendimet.  Statuti parashikon fraksionin, ke të drejta të njëjtat si mua vetëm nuk je në numër sasior. Thamë bisedojmë pa kushte, papritur na dolën 6 kushte.

Zheji: Zgjedhjet për kryebashkiak, nuk ka rëndësi të marrësh votat vetëm të demokratëve, por të shqiptarëve që jetojnë në atë zonë. Ti do bësh një hap pas për të bërë një hap para.

Nuk keni bërë as gjysmë hapi. Doktori e do partinë për vete. Këtu kur bën një marrëveshje 50:50 do ju duket se keni dorëzuar gjysmën e partisë, por jepni 100 përqind probabilitetin e fitores në zgjedhje. Fitorja më 14 maj ka më shumë rëndësi se fitorja me Alibeajn. Duhet të cedoni secili nga të drejtat e tua dhe të takoheni në gjysmë të rrugës por ju nuk e bëtë.

Unë mendoj se nuk kemi më dy palë, brenda një partie, por dy parti.

Do kenë dy palë kandidatë, edhe nisma thurje tre kandidatë opozitarë përballë një të mazhornacës. Ish kryetari juaj i mallkuar që fitoi Tiranën vite më parë, dilte nga gap 3 mijë-4 mijë votuesish se nuk ishte dot PD mazhorancë në Tiranë. Duhej çarë vota e të majtëve, u gjet një kandidat komunist që mori disa vota aq sa duheshin për t’ia hequr Ramës. Stalingradi i betejës është Tirana. Nëse doni ti thoni Ramës të thyem, merr valixhet e ik duhet të fitoni Tiranën.

Noka: Na thanë prano 6 kushtet

Zheji: Do pranosh çdo kushte për të fituar

Noka: Kur janë ulur negociatorët kanë thënë pa kushte jo të më sjellësh një ditë një letër me 6 pika që të më thuash zbato urdhrat e mia ose s’ka bashkim.

Zheji: Jeni duke shkuar në divorc të plotë. Kushtet janë minimaliste përballë fitores që ju priste. Këta do i përdorni si plan B, do i përdorni si justifikim në humbje. Demoralizuat elektroratin.

Noka: Nuk kemi para

Zheji: Ku rritet probabiliteti për të fituar, vijnë oligarkët me valixhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb