TIRANE

Gjykata e Tiranës ka lënë në masën e sigurisë “Arrest në burg”, Blendi Tetën, e arrestuar për “Moskallëzim krimi” për vrasjen e Santiago Malkos. Teta u arrestua një ditë më parë nga prokuroria nën dyshimet se kishte dijeni të planit për vrasjen e ish policit Santiago Malko, pasi ka drekuar me personat që kanë qenë të përfshirë. Vetë Teta nuk e ka pranuar akuzën, duke thënë se nuk ka lidhje me vrasjen. Seanca në gjykatën e Tiranës është zhvilluar me dyer të mbyllura.

Policia ra në gjurmët e Tetës, në momentin kur në afërsi të ish-drejtorisë së pyjores, në rrugën Dalip Topi është gjetur e fshehur një automjeti tip skoda, e cila shfaqej në kamerat e sigurisë që janë sekuestruar nga prokuroria. Nga verifikimet ka rezultuar se nga ky automjet natën e ngjarjes kishte zbritur Blendi Teta. Pas këtij momenti ai ka filluar të shfaqë shqetësim gjatë telefonatave që ka zhvilluar me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë se ishte në kërkim për vrasje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb