Drejtori i Përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku ka dhënë detaje në lidhje me operacionin në shkallë kombëtare “Tempulli “.

Në fjalën e tij për mediat, Rrumbullaku theksoi se janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli, ndërsa 26 persona janë shpallur në kërkim.

Sipas Drejtorit të Përgjithshëm, operacioni ka nisur që në dhjetori i 2023, ndërsa mësohet se policia ka arrestuar 273 shtetas, si dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.

“Ka qenë një operacion i suksesshëm. Operacioni Tempulli 2 ka filluar në javën e parë të muajt dhjetor, dhe përgjatë kësaj kohë Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, në bashkëpunim të ngushte me Prokurorinë e Përgjithshme kanë iniciuar 66 hetime proaktive, për goditjen e anëtarëve të grupeve kriminale. Janë marrë 295 urdhra ndalimi dhe vendime arresti, si dhe 306 vendime kontrolli. Nga operacioni policia ka arritur te finalizoj arrestimin për 273 shtetas dhe janë sekuestruar një sërë provash materiale që dëshmojnë aktivitetin e tyre kriminal.

Faza e dytë e operacionit nuk lidhet vetëm me shkollat por me të gjithë vendin dhe zonat komunitare në. Fokusi i policisë së shtetit ka qenë goditja e fenomenit të shpërndarjes së naroktikës tek adoleshentët. Në këtë operacion përveç çështjeve që lidhen me lëndën narkotike, janë sekuestruar edhe prova që kanë të bëjmë me tërësinë e operacionit vijues “Sundimi i ligjit”, deklaroi Rrumbullaku

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb