Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Indi, ku një burrë ka vrarë veten sepse gruaja e tij lindi një vajzë. Por tragjedia nuk duket se e ka fundin me kaq, pasi gruaja sapo mësoi lajmin e hidhur, pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë.

Ngjarja ndodhi në Gautamngar, rreth 130 km në jug të Agartala-s.

Sipas autoriteteve policore, 23-vjeçarja Supriya Das, kishte lindur katër ditë më parë. Por, ndonëse familja duhet të ishte gëzuar për lajmin, vjehrra dhe i shoqi e kishin qortuar, pasi dëshira e tyre ishte që ajo të lindte djalë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: