Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi u bënë prindër për herë të parë me datë 18 qershor të vitit që lamë pas.
Jonida solli në jetë të voglën Emi, e cila ka ndryshuar rrënjësisht jetën e çiftit. Së fundmi, Jonida ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet Emi duke parë dhe prekur Besnikun që nga ekrani.

  • foto galeri
  • foto galeri

Moderatorja ka treguar se vogëlushja ka një lidhje shumë të ngushtë me të atin, por pajtohet me këtë fakt. “U çmend pas babës së vet. Jam pajtuar me këtë fakt”, ka shkruar Jonida.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: