Prej vitesh, PSG po provon në çdo formë të triumfojë në Champions League. Presidenti Al-Khelaifi nuk është kursyer në asnjë sezon, vijon të blejë lojtarët më të mirë në qarkullim, por fundi është gjithnjë i njëjtë, në një formë apo në një tjetër, gjithnjë kanë dalë kokë ulur nga Champions League.

1ba872274c916e2ea894a969ecc84470 1200x675
1ba872274c916e2ea894a969ecc84470 1200×675

Në gjithë këto vite, PSG ka ndryshuar shumë trajner, ku objektivi ka qenë një dhe i vetëm, kupa me “veshë të mëdhenj”. As kura Mauricio Pochettino nuk ka asnjë efekt, përkundrazi, ky eliminim në fazën e 1/8 ishte shumë i rëndë.

220015670 1637629e F7df 4999 Be83 231c3d120955
220015670 1637629e F7df 4999 Be83 231c3d120955

Sipas Le Parisien, fati i teknikut argjentinas tashmë është i shkruar. Në fund të sezonit edhe Pochettino do të hap krahun për ti lënë stafetën një tjetër trajneri, Zinedine Zidane shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e PSG.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb