Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm.

Në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, u arrestua Rubjan Kaca.

Shërbimet e Policisë kanë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, shtetasin e mësipërm i cili ishte duke lëvizur me mjetin tip “Wolkswagen” dhe i kanë bërë me shenjë drejtuesit të mjetit që të ndalonte. Shtetasi R. K., nuk iu është bindur urdhrit të tyre për të ndaluar dhe është larguar me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve 19-vjeçari kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb