Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë ka përjashtuar nga strukturat e partisë Besnik Mujaecin. Ai së bashku me 4 të tjerë u arrestua pasi u kapën duke shitur ekstazi në lokalet e Tiranës. Pas kontrolleve të policisë u sekuestruan 11 mijë doza ekstazi gati për shitje.

‘Pas marrjes së informacionit për arrestimin e asambleistit të Komunës së Prishtinës nga radhët e subjektit tonë,  Komisionin Diciplinor i LVV menjëherë ka trajtuar këtë rast. Si rrjedhojë Komisioni Diciplinor i Lëvizjes VETËVENDOSJE! në mbledhjen e tij mori vendim për përjashtimin e anëtarit Besnik Mujeci nga anëtarësia dhe të gjitha strukturat e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Lëvizja VETËVENDOSJE! mbetet e përkushtuar që dukuritë e tilla të dënueshme dhe kundërligjshme, janë absolutisht të patolerueshme dhe do të luftohen e ndëshkohen”, ka shkruar ai.

Në këtë operacion u arrestuan Mithat Ramadani 30 vjeç, Besnik Mujeci, 40 vjeç, të dy banues në Prishtinë, si dhe Kalem Picari, 24 vjeç, Ambra Myftari 28 vjeçe, dhe Daniel Avdija 26 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb