TIRANE

Gjykata ka caktuar sot masën e arrestit me burg për 47-vjecarin Arben Xhetani, i arrestuar një ditë më parë për vrasjen e ish policit Arben Bilali në Selitë.

47-vjecari rezulton të jetë filmuar nga katër kamera sigurie që ndodhen pranë zonës, ku mbeti i vrarë ish polici Bilali. Në kamera Xhetani shihet teksa largon një pistoletë nga vendi i ngjarjes, pistoletë e cila dyshohet të jetë e autorëve të krimit apo edhe e vetë ish policit të vrarë. Më herët Xhetani kishte mohuar të kishte lidhje me pistoletën e gjetur në vendin e ngjarjes.

Arben Biliali u ekzekutua pranë shtëpisë së tij me 10 plumba, ndërsa familja e tij ishte në konflikt dhe e ngujuar. 50-vjecari kishte dalë nga banesa disa orë para se ta qëllonin. Ai po kthehej në shtëpi me një makinë tip “Golf 4”, ku po udhëtonte si pasagjer.

Makina e tij është vënë në ndjekje nga 2 atentatorët që udhëtonin me një “Benz” të zi. Kamerat e sigurisë tregojnë se ai u ndoq për rreth 9 kilometra që prej kryqëzimit të “Vasil Shantos” deri në rrugën “Daniel Ndreka” ku kishte shtëpinë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb