Gjykata e Sarandës ka dënuar me 8 vite burg, tre të rinjtë që u arrestuan për kapjen e 2.8 kg marijuanë në 25 gusht të vitit 2019.

Gjyqtari Shkelzen Licaj, ka dënuar me 5 vjet burg për “prodhim dhe shitje te narkotikeve”, 22-vjeçarin Nuri Shero nga fshati Shales, Konispol, me 2 vjet burg për “moskallezim krimi” 23-vjeçarin Alket Avdi nga fshati Dishat, Konispol dhe me 10 muaj burg për “moskalleëzim krimi” 21-vjeçarin Andrea Sadiku nga fshati Shendelli, Konispol.

Tre të rinjtë, në datën 25.08.2019, rreth orës 21:50 janë kapur nga patrulla e Policisë Kufitare, në afërsi të Stacionit të Policisë “Qafë Botë”, me një çantë me ngjyre rozë, brenda të cilës ka pasur një sasi lënde narkotike të ngjashme me ngjyrë dhe erë me atë të “cannabis sattiva” dhe që ishte e mbështjellë me letër natriban, e cila rezultoi 2 kg 820 gram.

Droga ishte marrë në fshatin Vrinë, në vendin e quajtur “Kthesa e Vrinës” me qëllim për të paguar një shumë prej 500 euro, për të cilat në marrëveshje me njeri tjetrin, do të shkëmbehej midis tyre, për blerjen e një motori të markes “Yamaha”, i cili është sekuestruar me cilësinë e provës materiale.

Me dënimet e marra, Avdi dhe Sadiku duket se i kanë shlyer ato gjatë qëndrimit në paraburgim dhe me pas në “arrest shtëpie”, ndërkohë që Nuri Shero duhet të qëndrojë ende në “arrest shtëpie” deri sa vendimi të marrë formë të prerë në Gjykatën e Apelit.

Tre të rinjtë pas arrestimit qëndruan për një fare kohe në paraburgim, ndërsa me pas u lanë në “Arrest shtëpie”.

Në llogaritjen e dënimit për secilin prej të rinjve, gjykata ka urdhëruar njohjen dhe konvertimin edhe të kohës së qëndruar në qeli dhe në shtëpi  të pandehurve.

Canta

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb