Një qytetare nga sheshi Skënderbej, teksa pritet të nisë protesta, lëshoi mesazh të fortë për shqiptarët, që të ngrihen në revoltë.
Ajo tha për News24, që vendi është në rrezik.
“Halli im është si nënë. Djali im është pa punë. Ka studiuar dhe s’ka punë. S’ka linja hekurudhore, s’ka fabrika, vende pune. Ndaj ikin njerëz nga Shqipëria. Isha në emigrim dhe u ktheva nga emigracioni, se atdheu im është në rrezik. Ai po e djeg atdheun. Është keqadministrimi i tyre. Nuk duhet të flemë gjumë, por të ngremë zërin dhe të protestojmë.”, tha ajo.
