James Rodriguez në ndeshjen që Kolumbia luajti kundër Senegalit doli nga fusha në minutën e 31 për shkak të dëmtimit, duke bërë me zemër të gjithë tifozët e skuadrës amerikano-latine.

Nuk dihet nëse James do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Anglinë në fazën me eliminim direkt, por ndërkohë tifozët kanë gjetur ‘fajtorin’ për dëmtimet e ‘yllit’ kolumbian.

Menjëherë pas ndeshjes ata janë futur në profilin e ‘instagramit’ të të dashurës së futbollistit, Helga Lovekaty, dhe kanë nisur të komentojnë.

“Kujdesu për James që ai të rikuperohet,”-shkruan njëri prej tyre. Një tjetër thotë: “James pyeti që a mund të largohet nga ndeshja pasi Helga i tha atij që është vetëm në shtëpi…”

helga 1

Një i tretë shkruan: “Ndeshja ishte shumë e keqe, James shkoi të shihte Helgën.”

helga 2

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb