Veprat e fundit si vullnet i pambaruar, simbolikat e mëdha si rënia e Pegasos, por edhe delikatesa, finesa e brishtësia femërore. Mitet greke e Europa e rrëmbyer, vijnë të ripara me një koncept bashkëkohor. Veprat e skulptorit Arben Bajo që u nda nga jeta dy vite më parë për shkak të Covid-19 shfaqen në një ekspozitë në galerinë e e Universitetit të Arteve nën mbikëqyrjen e bashkëshortes.

“Doja që ekspozita të hapej ditën e lindjes së tij. Sot ai do mbushte 55-vjeç dhe në këtë mënyrë, më duket se e rikthej në jetë. Nuk dua që punët e tij t’i shoh vetëm unë. Paraqitja e figurës femërore përmes Penelope është një imazh përballe rënies së Pegasos”, tha bashkëshortja e skulptorit, Teuta Bajo.

Kuratori Ermir Hoxha vjen me një rilexim simbolikash, të ndarë në tri salla për skulptorin e pedagogun që u shua para kohe.

“Rënia e Pegasos është një vepër e pakryer, dhe një simbiozë me vetë autorin,. Edhe për mënyrë se si kjo vepër personifikon humbjen e artistit e vendosëm në qendër të sallës”, tha ai.

Dy linjat që përbëjnë ekspozitën janë konflikti shpirtëror i figurës së njeriut, ku Bajo personifikohet në vetë të parë. Ndërsa në linjën tjetër, tema e mitologjisë është në aspektin e vet narrativ ku imazhet e skulpturave greke propozhen si skulptura të artit bashkëkohor.

“Ka tema nga më të ndryshmet, që nga rrëmbimi i Europës, Herkuli, përbindëshi i Detit, Leda me mjelmën e me radhë. Ndaj kemi propozuar 3 salla”, ka shtuar ai.

Veprat u morën nga studio e Bajos ndërsa ai e kishet menduar ta hapte ekspozitën që në prill 2020, kohë kur pandemia pezulloi çdo gjë. Pak muaj më pas ai humbi jetën duke il ënë pas dëshmitë artistike më të fundit si amanet.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb