Në ditët e sotme asnjë lajm s’është plotësisht i konfirmuar nëse nuk ka asnjë postim në Instagram. Prej muajsh paparacët kanë shkrepur foto të Ben dhe Jennifer dhe ndonëse e gjithë bota e mësoi që janë rikthyer, po prisnim momentin e madh. Zyrtarizimin e lidhjes në Instagram.

Në fakt, fotoja e çiftit të ri u publikua në llogarinë e aktores amerikane, Leah Remini, teksa festonin të gjithë ditëlindjen e saj të 51-të.

Jennifer, e hedhur e gjitha në krahët e dashurisë (jo dhe aq të re), e ndërsa nga ana tjetër e Ben, ndodhet Leah. Pavarësisht se Jennifer është e vetëdijshme për gjithë fotot e publikuara deri më tani, asnjëherë s’e ka konfirmuar me plot gojën rikthimin me Affleck.

Ben
Ben

https://www.instagram.com/tv/CRpWy0EgELM/?utm_source=ig_web_copy_link

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb